Sunday, May 27, 2012
Login   
 
Fshati turistik Ambel, një kompleks i përbërë nga 14 vila që ofrojnë të gjitha komoditetet, ndodhet vetëm pak metra larg detit të kulluar dhe në mes të gjelbërimit të fshatit Drimadhes.






 

Miresevini ne web-site zyrtar te kompleksit turistik Ambel. 


Fshati turistik Ambel, një kompleks i përbërë nga 14 vila që ofrojnë të gjitha komoditetet, ndodhet vetëm pak metra larg detit të kulluar dhe në mes të gjelbërimit të fshatit Drimadhes.


Vetëm 4 kilometra prej rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë dhe vetëm 2,5 kilometra larg Dhërmiut, Ambel është një destinacion i përkryer për të gjithë llojet e pushimeve, për ata që preferojnë ditë të qeta dhe relaksuese apo për të tjerët që dëshirojnë pushime energjike dhe të mbushura me aventurë.

Klima

Vendi ku shtrihet fshati ynë turistik konsiderohet gjerësisht si pjesa më e begatë dhe e bukur në natyrë e Shqipërisë. Riviera Shqiptare, është zona e vetme e vendit që shijon diell në 300 nga 365 ditët e vitit. Për shkak të vendndodhjes në këmbët e maleve të Llogarasë dhe Çikës, mbi Drimadhes dhe fshatin turistik Ambel përqendrohen shumë pak rreshje shiu, ndërsa dielli i fuqishëm zbutet nga era e zakonshme e bregdetit.


Per te kaluar pushime te paharruara,

Prenotoni shtepizen tuaj tani !

Adresa:
Ambel Beach, this is it!, Perivol, 
Dhermi (200 metra nga Lollipop, djathtas)
mobile:

+355 69 20 99 890

email:
info@ambelbeach.com
www.ambelbeach.com



Privacy Statement | Terms Of Use | Copyright 2011 by Ambel Beach | powered by 0Gravitet
Valid XHTML and CSS